Vela: Vuçiq u mundua të largonte vëmendjen nga protestat në Beograd duke rrëmbyer tre policët e Kosovës
Blerim Vela, shef i kabinetit të Presidentes Vjosa Osmani, ka thënë se rrëmbimi i tre policëve të Kosovës nga Vuçiqi u bë për të larguar vëmendjen nga protestat në Beograd.
Vela në Twitter ka shkruar se protesta javore në Beograd, ka regjistruar një numër të madh pjesëmarrësish, pavarësisht përpjekjeve të Vuçiq për t’i etiketuar ata si bashkëpunëtorë të Kosovës dhe Kroacisë.
“Pavarësisht përpjekjes së kotë të Vuçiqit për t’i etiketuar ato si marrëveshje të fshehtë me Kosovën dhe Kroacinë, protestat javore në Beograd patën pjesëmarrje të madhe. Këtë javë, ai iu drejtua nxitjes së retorikës nacionaliste pas rrëmbimit të 3 policëve të Kosovës, duke u përpjekur të largonte vëmendjen.” - ka shkruar Vela.
Despite Vučić's futile attempt to label them as collusion with Kosovo and Croatia, the weekly protests in Belgrade saw huge turnout. This week, he resorted to fueling nationalistic rhetoric after the abduction of 3 Kosovo Policeman, trying to divert attention. #Majdan #Proleće https://t.co/2FTyWXdOFX
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) June 17, 2023
