“Veç zotimi s’do të mjaftojë”: Miratimi i draft-Statutit të Asociacionit deri në votën përfundimtare për anëtarësim në KiE? - NACIONALE

“Veç zotimi s’do të mjaftojë”: Miratimi i draft-Statutit të Asociacionit deri në votën përfundimtare për anëtarësim në KiE?

2 vjet më parë

nga Xhezair Dashi

Jemi zotuar, por zotimet tona i përmbushim pas anëtarësimin në Këshill të Evropës.

Kështu, përkthyeshëm, ishte teksti i refrenit të këngës së gëzueshnme që ia tha Lëvizja Vetëvendosje pas bartjes së një shkalle më tej draft-Opioninin e Dora Bakoyanis në Komisionin për Politikë dhe Demokraci të PACE-it që do ta rekomandojë para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (si fazë të parafundit) anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë paradhomë të Bashkimit Evropian.

E këto zotime kanë të bëjnë me një sërë kushtesh të nënvizuara nga Bakoyanis që autoritetet kosovare duhet (dhe që janë zotuar se do) t’i përmbushin me t’u anëtarësuar në KiE. Më me peshë ndër ta qëndrojnë (hapa të prekshëm progresi drejt) themelimit të Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe si dhe adresimi i shqetësimeve me një numër (118 parcela) shpronësimesh në veri.

PACE doli me komunikatë menjëherë ku përshëndeti “listën e gjatë të zotimeve” të shprehura nga autoritetet kosovare.

Zëvëndës Ministri i Jashtëm nga rradhët e Vetëvendosjes, Kreshnik Ahmeti e përdrodhi të vërtetën – jo sefte – rreth raportit të Bakoyanis duke e (keq)cituar vetëm pikën 11 të Raportit të Bakoyanis për Asociacionin si “zotim pas anëtarësimit” në nivel Asambleje – që s’është organi final vendimmarrës – dhe duke e mënjanuar pikën 39 që në nivel të Komitetit të Ministrave si organi final vendimarrës (praktikisht qeveritë e shteteve anëtare të KiE-së, pra nivel politik) që themelimi i Asociacionit (i,e: miratimi i draft-Statutit të ofruar nga BE për rishikim kushtetues) “do të jetë dukshëm lart në konsiderimin e ardhshëm të aplikimit të Kosovës në KiE nga Komiteti Ministrave”.

Pra pas kalimit të raportit nga Asambleja Parlamentare diku ka mesi i prillit dhe deri te vendimmarrja finale në Komitetin e Ministrave diku deri në fund të muajit – shtrihet një periudhë e ndërmjetme më shumë se një mujore ku kjo pikë – miratimi ose jo i draft-Statutit të Asociacionit, si hap i parë i zbatimit të Nenit 7 të Marrëveshjes Bazë – lexueshëm do të jetë plot-i i dramës së (mos)anëtarësimit të Kosovës në KiE, proces ky që ka nisur nën ombrellën e Nenit 4 të po asaj marrëveshje.

Për që Asocioni përbën kusht “per se” e kishte thënë edhe Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar kohëve të fundit në një intervistë për REL.

Drejtori i Institutit “Musine Kokakalari”, Visar Ymeri në një prononcim për Nacionalen lë të kuptojë se deklarimet e dhëna si ato të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe emisari amerikan, Gabrielë Escobar, për “mosbueshmëri” si pasojë e mospërmbushjes së zotimeve të dhëna verbalisht e tekstualisht nga qeveria e Albin Kurtit mund të bëjnë që tashmë ato të mos mjaftojnë dhe të kërkohen veprime konkrete.

Nëpër hallkat tjera të votimeve për KiE ka mundësi që të kërkohen veprime konkrete në këtë drejtim. Dhe mendoj se një gjë e tillë varet shumë me besueshmërinë që institucionet e Kosovës për zotimet që i japin. Kemi pasur deklarime në të kaluarën sikur nga Presidenti Macron më herët dhe Përfaqësuesi i ShBA z. Escobar tash së voni se një besueshmëri e tillë nuk është shumë e madhe. Që mund të nënkuptoj që për Kosovën nuk do të mjaftojnë vetëm zotimet në letër por edhe hapat konkret në drejtim të zbatimit të obligimeve që dalin nga marrëveshja”, na tha Visar Ymeri.

Hapi i parë drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës kaloi suksesshëm. Ky është lajm i mirë. Sidoqoftë duhet përmendur faktin se ka disa vërejtje të cilat janë ngritur nga raportuesje Bakoyannis dhe të cilat janë adresuar në letrën që 3 krerët shtetëror ia kanë drejtuar tash së voni zonjës Bakoyannis dhe KiE-së e përmes së cilës zotohen se do të punojnë në sanimin e të gjitha vërejtjeve e plotësimin e të gjitha kërkesave të përmendura në raport. Aty, mes tjerash, ka edhe pika të tilla që e kritikojnë sjelljen e veprimet e qeverisë Kurti në raport me komunat në very të vendit dhe komunitetin serb në përgjithësi”.

Për Ymerin, që Asociacioni të jetë kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE, “nuk është mënjanuar”.

Letra e 3 krerëve të shtetit në të vërtetë i pranon këto vërejtje dhe zotohet se nuk do të vazhdojë me sjelljen e njëjtë. Njëjtë edhe me deklarimet sulmuese ndaj gjyqësorit. Si dhe, më e rëndësishmja, kërkesa për asociacionin dhe ndërmarrja e veprimeve drejt zbatimit të tij. Ka pasur shumë diskutime nëse kjo pikë për asociacionin mund të jetë kriter shtesë. Dhe kjo mundësi nuk është anashkaluar ende”, thotë mes tjerash ai.

Në raportin (Opinionin) e Bakoyanis – nga i cili kryekëput varet githçka në procedimin tutje drejt anëtarësimin në KiE – ajo e shkruan sikur dy-plus-dy që bëjnë katër se vetë aplikimi i Kosovës, vetë konsiderimi nga KiE i aplikimit të Kosovës, “për herë të parë në histori të Organizatës, është bërë me lidhje direkte me një proces politik, i cili është në fascilitim nga një organizatë tjetër ndërkombëtare”.

E ky proces politik, thotë Bakoyanis, është Marrëveshja e Bruksel/Ohrit; “rëndësia e së cilës nuk mund të theksohet sa duhet” teksa i referohet Nenit 7 “të vetëmeanxhimit” për komunitetin serb, e cila në marrëveshje është e bazuar në Kartën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale, përkatësisht të njohur ndryshe edhe si Karta Evropiane për Autonomitë Vendore.

Teksa Bakoyanis thotë se tashmë për këtë institucion ka një draft-Statut “të cilin kryeministri ma konfirmoi se është i gatshëm ta nënshkruajë” ajo një pasazh më poshtë thotë se “themelimi i Asociacionit duhet të jetë lart në konsideratën në ardhje të Komitetit të Ministrave rreth aplikacionit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës”.

“Nuk ka nevojë të thuhet”, shkruan Dora Bakoyanis në raportin e saj, “që themelimi i Asociacionit do të peshojë rëndë në hartimin e rrugës evropiane për Kosovën”.

Lajme të ngjashme