Vdekja e 4-vjeçares në rrethana të dyshimta ngjallë reagim të madh: Rasti po hetohet
Një ngjarje e tmerrshme po dëshohet se ka ndodhur në Gjakovë. Një vajzë 4 vjeçare ka vdekur. Policia ka hapur hetimet për vdekjen e saj. Dyshimet për vdekjen e saj, kanë të bëjnë me atë se vajza u rrah paraprakisht.
Ditë më parë, Arjana Hajra nga Gjakova, së bashku me të bijën kishin vendosur t’i bënin një vizitë vëllaut të saj, me ç’rast të bijën, e kishte lënë jashtë për të luajtur me fëmijë.
Por të njëjtën, më pas e kishte gjetur të shtrirë në tokë.
Sipas Hajrës, vajza i kishte thënë se e kishin rrahur fëmijët e familjarëve që kishin shkuar t’i vizitonin. Dyshimet janë se ajo u rrah nga djal i dajës së saj.
Për vdekjen e të bijës, nga Spitali Hjarës i kishin thënë se ajo vdiq, si pasojë e një infeksioni.
Ajo që dihet deri më tash ëshë se rasti u inicua si hetim i vdekjes.
E për t’u hetuar deri në fund ky rast, në mënyrë që ndaj përgjegjësve të merren masa të duhura, ka kërkuar edhe Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia.
“Humbja e jetës së vajzës 4 vjeçare nga Gjakova na ka prekur të gjithëve. Jemi informuar për përvojën që kanë pasur prindërit nga deklarimet e tyre publike. Për cilindo që ka mundur të jetë përgjegjës në sistemin shëndetësor duhet të ketë masa, pa vonesë.”
“I bëj thirrje organeve të hetimit që sa më parë rasti të hetohet në çdo detaj. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe të afërmve!” – është shprehur Vitia.
Ndërkohë Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka dhënë versionin lidhur me vdekjen e 4-vjeçares nga Gjakova.
Në komunikatë ata kanë thënë se fëmija ka pasur infeksion të rëndë.
“Pas të gjitha konsultave, vendoset për trajtim të mëtejmë në Repartin Intensiv në Klinikën e Pediatrisë, me diagnozë të punës Sepsë ( infeksion akut i rëndë i shkallës se lartë).” – thuhet ndër të tjera aty.
Tutje ShSKUK ka kërkuar raporte të detajuara nga Spitali Përgjithshëm në Gjakovë dhe nga QKUK dhe të njëjtat do t'i shqyrtojë.
“ShSKUK, apelon që në publik, mos të spekulohet në lidhje me shkaqet e vdekjes së pacientes, deri në rezultatet e hetuesisë, të cilat do të merren parasysh edhe nga ShSKUK për veprime të mëtejme.” - thuhet aty.
Lidhur me rastin ka reaguar edhe Institucioni i Avokatit të Popullit.
Në reagim thuhet se do t’i monitorojë nga afër, qё tё siguroj se tё gjitha institucionet pёrgjegjёse po i ndërmarrin masat e përcaktuara me ligj.
“Me këtë rast, Avokati i Popullit, në pajtim me rolin kushtetues dhe kompetencat e përgjegjësitë e përcaktuara me Ligjin për Avokatin e Popullit, do të zhvilloj hetimet lidhur me rastin”, thuhet në reagim.
Avokati i Popullit, thekson se të drejtat e tjera të njeriut ekzistojnë vetëm kur ekziston e drejta për jetën.
“E drejta në jetë është një e drejtë universale për të gjitha qeniet njerëzore, dhe si e tillë mbrohet me Kushtetutë dhe Konventën për të Drejtat e Fëmijës”, thekson Avokati i Popullit.
“Mbrojtja e jetës së fëmijës është detyrimi kryesor për çdo person, institucion apo organ tjetër. Marrë parasysh ndjeshmërinë e rastit Avokati i Popullit u bën thirrje institucioneve të ndërmarrin sa më parë veprimet e nevojshme sipas legjislacionit në fuqi”.
Edhe pjestarët e shoqërisë civile, aktivist e njohës të çështjeve juridike kanë reaguar në lidhje me këtë vdekje të dyshimt të vajzës 4 vjeçare.
Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka përgëzuar OJQ-të që u morën me këtë rast e që publikuan deklaratë publike për humbjen tragjike të jetës së vajzës nga Gjakova.
Por, ajo ka pasur kritika për politikanët të cilët sipas saj edhe në këto raste, kalkulojnë.
“Kryeministri dhe shume politikane e vizituan nje apo disa here vajzen e lenduar nga incidenti me kulmin e komunes. Shume mire kane bo dhe jam teper e gezume qe vajza e lenduar eshte ne gjendje me te mire. Vazhdimisht i lexoj lajmet per te.
Pyetja sot eshte kush nga politikanet e vizitoi familjen e kater vjecares e cila vdiq ne rrethana te dyshimta? Cili politikan apo institucion ne Prishtine ka reagu?” – ka shkruar Kusari.
Ndryshe, Nëna e të ndjerës ka thënë që vëllau i saj ka mohuar që i biri ka rrahur të ndjerën gjersa i njëjti, siç ka thënë familja, është intervistuar nga Policia e Kosovës.
Dritë mbi rastin që është cilësuar si “hetim i vdekjes”, pritet të hedhë raporti i Institutit të Mjekësisë Ligjore, ku ishte dërguar trupi i saj për obduksion.