Vazhdon takimi me presidenten Osmani: Nenad Rashiq kërkon që zgjedhjet të shtyhen gjashtë muaj
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka kërkuar që zgjedhjet lokale në veri të shtyhen për gjashtë muaj.
Kështu bëjnë të ditur burimet e gazetës Nacionale brenda takimit.
Tash palët po diskutojnë për këtë propozim të paraqitur nga Rashiq.
Në anën tjetër, Nacionale raportoi se dy data për mbajtjen e zgjedhjeve në veri pas shtyrjes janë 19 ose 26 marsi.