Vazhdon presioni i pushtetit ndaj Këshillit të Pavarur, Kuvendi nuk ia miraton raportin vjetor - NACIONALE

Vazhdon presioni i pushtetit ndaj Këshillit të Pavarur, Kuvendi nuk ia miraton raportin vjetor

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pushteti nuk po e ndal presionin ndaj Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Deputetët e VV-së sot nuk ia kanë miratuar këtij këshill raportim vjetor për vitin 2021.

Deputeti i VV-së, Fitim Haziri, ka thënë se raporti nuk i ka informatat e duhura.

Gjithashtu grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje nuk do ta miratojë këtë raport, arsyeja e mosmiratimit të këtij raport i ka të bëjë me mosparaqitjen e informatave të duhura dhe përmbajtjesore në lidhje me atë se çfarë është paraqitur në këtë raport. Raporti është gjithsej 47 faqe ku 26 faqe prej tyre janë të mbushura me tabela sa që ta marrë mendja që je duke lexuar një raport statistikor e jo raport pune të njërit ndër këshillat më të rëndësishëm të shërbimit civil”, ka thënë ai.

Gjithashtu, partia në pushtet ka tentuar që në seancën e sotme ta miratoj edhe projektligjin i cili synon ndryshimin e Ligjit të KPMShCK-së.

Ndonëse janë bërë tri përpjekje, Kuvendi nuk ka arritur kuorumin për ta votua këtë projektligj.

KPMShCK-së deri me tani ka anuluar disa vendime të rëndësishme të Qeverisë. Në shenjë hakmarrje, Qeveria ka iniciuar projektligjin, i cili ka për qëllim zvogëlimin e kompetencave të këtij këshilli.

Kjo përpjekje e qeverisë është vlerësuar si anti-kushtetuese.

Lajme të ngjashme