Vazhdon ‘lufta’: Zv/ministri i Arsimit e akuzon Hykmete Bajramin për zhdukjen e 5.6 milionëve për digjitalizimin e arsimit - NACIONALE

Vazhdon ‘lufta’: Zv/ministri i Arsimit e akuzon Hykmete Bajramin për zhdukjen e 5.6 milionëve për digjitalizimin e arsimit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Po vazhdojnë akuzat e pushtetit në drejtim të deputetes Hykmete Bajrami.

Zv/ministri i Arsimit, Taulant Kelmendi, ka bërë një status në facebook, ku e ka akuzuar Bajramin për avullimin e 5.6 milionë eurove për platformën e digjitalizimit.

Postimi:

Znj. Hykmete Bajrami ku është avulluar projekti 5.6 milionë euro për platformën e digjitalizimit të arsimit që nuk e kemi gjetur askund?!

Me 18 mars 2020 (shih dokumentin) janë pranuar kredencialet për qasje në platformen digjitale të arsimit nga Hykmete Bajrami, ministre e Arsimit.

Kjo platformë i kishte kushtuar buxhetit të vendit 5.6 milionë euro. Sot e asaj dite paratë kanë shkuar dhe platforma nuk gjendet askund.

Madje, këtë e evidenton edhe Raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit ku thotë se platforma për digjitalizimin e arsimit e-edukimi është jofunksionale dhe e paqasshme.

Dokumenti i pranuar me kredenciale për të hyrë në sistem, ju ka dërguar juve si ministre e arsimit me datë 18 mars 2020.

Ne, me taksat e qytetarëve duhet të paguajmë për këtë sistem shumën prej 5,6 milionë euro deri në vitin 2032. Platforma nuk gjindet.

Hykmete ku është paswordi?

Lajme të ngjashme