‘Vazhdojmë me agjendën normale’: Kusari thotë se bllokimi i sistemit gjyqësor ndodhi për faj të Qeverisë
Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka thënë se bllokimi i sistemit gjyqësor ka ndodhur për faj të Qeverisë së Kosovës.
Përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, Kusari ka reaguar në lidhje me shtyrjen e 113 seancave gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Sipas saj, ky bllokim ka ndodhur për shkak të Qeverisë.
“Pas festes vazhdojme me agjenden shteterore normale: shkaterrimin e sistemit gjyqesor duke i zbritur pagat e gjykatesve dhe prokuroreve ne 900 euro. 113 seanca gjyqesore qenken shtyre ne Themeloren e Prishtines. Ky bllokim i sistemit gjyqesor eshte bere per faj te qeverise. Shkaterrimi fillon tani”, tha ajo.
Pas uljes së pagave, Këshilli Gjyqësor ka reduktuar punën derisa ka paralajmëruar masa të tjera nëse qeveria nuk e shfuqizon vendimin për uljen e pagave.
