Ulja e pagave për gjyqtarët e prokurorët: 113 seanca u anuluan vetëm sot në Gjykatën e Prishtinës - NACIONALE

Ulja e pagave për gjyqtarët e prokurorët: 113 seanca u anuluan vetëm sot në Gjykatën e Prishtinës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Vetëm sot 113 seancë janë anuluar në Gjykatën e Prishtinës dhe degët e saj.

Kjo pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për uljen e pagave të gjyqtarëve e prokurorëve.

Lajmin e ka bërë të ditur për gazetën Nacionale, Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Referuar kerkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës me numër KGJK.nr.445/22 të datës 24 nëntor 2022, sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe degët e saj janë shtyrë 113 seanca ndërsa janë mbajtur 6 seanca, të përcaktuara në bazë të listës së shërbimeve esenciale nga KGJK”, thuhet në përgjigjen e saj.

Ndryshe, Këshilli Gjyqësor ka paralajmëruar masa të tjera nëse qeveria nuk e shfuqizon vendimin për uljen e pagave.

Lajme të ngjashme