Ushtria serbe “një hap brenda” Kosovës mu në ditën e Pavarësisë? - NACIONALE

Ushtria serbe “një hap brenda” Kosovës mu në ditën e Pavarësisë?

2 muaj më parë

nga Anita Nikaj

Përderisa brenda vendit po festohej pavarësia 16 vjeçare e shtetit, mu në vijën – dhe atë tejet të hollë – kufitare, ushtria dhe policia serbe është shfaqur thuasje një hap brenda ose jashtë territorit të Kosovës.

Është Zona e Sigurisë e definuar nga Marrëveshje Tekniko-Ushtarake e Kumanovës.

Një hap brenda a një hap jashtë? Kjo del të jetë çështja.

Çështja tjetër? Një letër kërcënuese e lënë nga këta ushtarë e policë serbë.

”Heren tjeter kemi me ju pre ne qafe kemi me ju therrë”.

Në redaksinë e Nacionales, kanë ardhur disa video, ku shihet ushtria serbe që dyshohet të jenë thelle në territorin e Kosovës...

Pra nga ajo se çfarë mundem të shohim, këta ushtar nuk janë në zonën kufitarë e as maleve, por në fushat e Kosovës, në territorin e Kosovës.

Lidhur me ketë ‘’Incident’’, Policia e Kosovës ka deklaruar se:

‘’Lidhur me informacionin e publikuar në disa media/portale, ku thuhej se një qytetar ka parë forcat serbe se kanë hyrë në territorin e Kosovës diku në zonën kufitare, në fshatin Bervenik të komunës së Podujevës, Policia e Kosovës menjëherë ka ndërmarrë veprime konkrete duke trajtuar këtë informacion .Bazuar në informacionet zyrtare bëhet fjalë për patrullime të përbashkëta, që KFOR me kontigjente të caktuara, realizon me autoritet policore serbe, ashtu siq realizon edhe patrullime të përbashkëta me njësitet relevante të Policisë së Kosovës. Policia e Kosovës me njësitet relevante, përfshirë ato kufitare vazhdon patrullimet policore në ruajtje të rendit kushtetues, ofrim të siguris dhe parandalim të krimit trans kufitar.’’

Ama kjo nuk ishte hera e pare, pasi që gjatë këtyre 23 viteve liri e 16 Pavarësi, ushtria serbe ka ditur te provokoje bukur shumë. A ishte në të vërtete një kontingjent i KFOR-it, duke patrulluar më ushtrinë serbe, sepse nga videot të cilat posedon Nacionale e mediumet e tjera në Kosovës, aty far nuk duken ushtarët e Kforit...

Çka po ndodhë në të vërtete, kush i kontrollon kufijtë e Kosovës?

Ushtria serbe, i ka më shumë se 48 baza rreth kufijve te Kosovës, ku gjatë vetëm ne fund te shtatorit kishte aktivizuar gjendjen e gatishmërisë me rreth 45 mijë ushtarë të vendosur në kufij.

Kjo kishte alarmuar ShBA-në dhe NATO-n.

Koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby,i kishte bëre thirrje Serbisë, që të tërheqë forcat nga kufiri dhe të i ule tensionet.

Ne po monitorojmë një dislokim të madh serb përgjatë kufirit me Kosovën që paraqet një pjesëmarrje të paprecedent të artilerisë serbe, tanke dhe njësi të këmbësorisë. Ne besojmë se ky është një zhvillim shumë destabilizues. Ne i bëjmë thirrje Serbisë që të tërheqë këto forca nga kufiri dhe të kontribuojë në uljen e tensioneve”.

Ndërsa po të njëjtën ditë në komunikatën e Qeverisë së Kosovës, thuhet se i behët thirrje Serbisë, që të largojë të gjitha trupat nga vija kufitare me Kosovën.

“I bëjmë thirrje Presidentit Vuçiq dhe institucioneve të Serbisë që menjëherë të tërheqin të gjitha trupat ushtarake nga vija kufitare me Kosovën dhe të mbyllin dhe demilitarizojnë 28 bazat e përparme ushtarake dhe 20 bazat e xhandarmërisë që për vendin tonë paraqesin kërcënim të përhershëm”, thuhje ndër tjera në komunikatën e lëshuar nga Qeveria.”-

Marrëveshja e Kumanovës (qershor 1999): Kjo marrëveshje ngriti “Zonën e Sigurisë Tokësore” fillestar prej 5 kilometrash.

Marrëveshja Teknike Ushtarake (Qershor 1999): Kjo marrëveshje sqaronte aspektet e Marrëveshjes së Kumanovës. . Kjo marrëveshje ripohoi gjerësinë prej 5 kilometrash, por përmendi një tërheqje graduale të forcave serbe nga Kosova dhe vetë Zonën e Sigurisë Tokësore

Zbatimi: Deri në qershor të vitit 1999, forcat serbe ishin tërhequr nga Kosova dhe Zonën e Sigurisë Tokësore 5 kilometra, siç ishte mandatuar nga marrëveshjet.

Megjithatë, koncepti Zonën e Sigurisë Tokësore nuk u zhduk plotësisht. Ja pse:

Prania e KFOR-it: Ndërsa përcaktimi zyrtar GSZ nuk është në fuqi, Forca e NATO-s në Kosovë (KFOR) mban një prani përgjatë kufirit Kosovë-Serbi, duke synuar të pengojë çdo aktivitet të paautorizuar ushtarak.

Zona e demilitarizuar në Bujanoc: Një zonë e vogël, e veçantë e demilitarizuar ekziston brenda Serbisë afër fshatit Bujanoc, afër kufirit me Kosovën. Është rreth 1.5 kilometra e gjerë dhe e krijuar me një marrëveshje tjetër.

Prandaj, është e saktë të thuhet se Zonën e Sigurisë Tokësore fillestare prej 5 kilometrash e krijuar nga Marrëveshja e Kumanovës më vonë u tërhoq efektivisht përmes zbatimit të marrëveshjeve të mëtejshme dhe rolit të KFOR-it. Megjithatë, masat e çmilitarizimit vazhdojnë në zona të veçanta pranë kufirit.

Lajme të ngjashme