Një aktivist dhe një mbështetës i VV-së u bënë drejtues të KEK-ut: Shefi kryesor mbillte grurë midis deponisë së hirit - NACIONALE

Një aktivist dhe një mbështetës i VV-së u bënë drejtues të KEK-ut: Shefi kryesor mbillte grurë midis deponisë së hirit

2 muaj më parë

nga Anita Nikaj

A e mbani mend këtë aktivist të Vetëvendosjes?! Quhet Nagip Krasniqi dhe u arrestua nën dyshimet për korrupsion. Ai ishte Kryeshef Ekzekutiv i KEK-ut. Pra, ishte njeriu kryesor i kësaj korporate të madhe shtetërore. Nagip aktivisti dyshohet për tri vepra të ndryshme penale, përfshirë edhe dy kontrata njëburimore njëra prej të cilave e kapte vlerën e 3.5 milionë eurove.

E VV-ja, meqë vazhdon t’ju besojë aktivistëve të saj për ndërmarrje kryesore, në krye të KEK-ut emëroi një aktivist tjetër në krye dhe një mbështetës poshtë tij.

U.D. të Kryeshefit Ekzekutiv e emëroi aktivist Bekir Gërgurin. E një pozitë më poshtë, atë të Zv. Kryeshefit Ekzekutiv e emëroi mbështetësin Ramadan Budakovën.

Kush janë këta dy persona?

Të merremi me Bekirin.

Bekir Gërguri kishte kandiduar për asambleist të Vetëvendosjes në komunën e Fushë Kosovës. Fatkeqësisht për të s’kishte fituar. Por, ky dështim për t’u bërë asambleist del se ishte një bekim i fshehtë për të pasi që do ta shihte veten më pas në një prej karrigeve më të nxehta të shtetit tonë.

Por, Bekiri s’do të bëhej emër me nam vetëm nga dështimi për t’u bërë asambleist. Ai në vitin 2012 ishte bërë top-lajm në mediat tona pasi që ishte raportuar se kishte mbjellur grurë në mes të deponisë së hirit.

“E pabesueshme por e vërtetë. Në mes të deponisë së hirit, në Kosovë kultivohet gruri,”shkruante një medium në atë kohë të largët.

Në atë deponi hiri mund të hyje vetëm me leje të posaçme nga menaxhmenti i KEK-ut. Ajo mund të ishte kancerogjene dhe ruhej nga punëtorët e sigurimit të KEK-ut. E në mes të saj, 15 hektarë Bekiri i kishte mbjellur grurë bashkë me një tjetër person.

VV-ja është akuzuar vazhdimisht se ka kapur ndërmarrjet publike përmes aktivistëve të saj. Madje, këtë gjë po e bën krejtësisht hapur. Tepër hapur.

Lajme të ngjashme