Ura e Saradranit, skandali i Martin Berishajt: Për çka kujtohet Kurti në dy vitet e para të qeverisjes? - NACIONALE

Ura e Saradranit, skandali i Martin Berishajt: Për çka kujtohet Kurti në dy vitet e para të qeverisjes?

1 vit më parë

nga Arta Avdiu

Sot shënohet dy vjetori i votimi të Qeverisë Kurti 2 në Kuvendin e Kosovës. Saktësisht më 22 mars të 2021, Albin Kurti e mori besimin e shumicës së deputetëve të Kuvendit për të qeverisur me Kosovën. Kanë kaluar dy vite që kur politikanit, që i besuan 51 për qind e votuesve kosovarë, ka formuar qeverinë e tij të dytë. Shpresat për kryeministrin e ri ishin të mëdha. Madje nuk është fare e ekzagjeruar nëse themi se pritej si një shpëtimtar.

Tani dy vte pas ai dhe qytetarët janë ballafaquar me realitetin, e që shpesh nuk është aq utopik. Njohësit e çështjeve politike janë të ndarë sa i përketë arritjeve dhe dështimeve të Kurtit për këtë gjysëm mandat.

Politologu Shkodran Ramadani thotë se Qeverisja e dytë e Albin Kurtit shënohet vetëm nga dëmët.

Në një prononcim për gazetën Nacionale, Ramadani tha se gjatë mandatit të kkryeministrit Kurti ka pasë rënie të mirëqenies, nepotizëm, korrupsion dhe koncensione të mëdha ndaj Serbisë.

“Suksesi më i madh i Albin Kurtit definitivisht është ura gjigande e Saradranit. Pastaj vijnë dy sallat e edukatës fizike. Pjesa tjetër eshte dëm, dëm dhe dëm në çdo sferë të politikës: degradim i mirëqenies, shtrënjtim i jetës, nepotizëm, klientelizëm, kapje e çdo bordi me militanta, demonizim i mesimdhënësve, aferë korruptive me Martin Berishajn dhe me e keqja: koncesione të mëdha ndaj Serbisë” – theksoi Ramadani.

Për analistin Gazmir Raci, Qeveria e dytë e Kurtit ka shënuar një serë arritjesh dhe se ky gjysëm madant ishte i suksesshëm.

Në një përgjigje për gazetën Nacionale, Raci tha se Kurti ka shënuar arritje në ekonomi, drejtësi dhe dhe shëndetësi.

Shteti për herë të parëishte me afër familjeve me nevojë, nënave të reja, fëmijëve, pensionistëve dhe studenteve si asnjëherë me parë. Sot universitetet publike jane gratis. Reformat e nisura në drejtësi e që shpresoj që këtë vit do të fillojnë rezultatet e para. Vettingu poashtu është e arritur dhe presim që pasuria e njerëzve publike të arsyetohet me centa për shkak se besimi në bartës politik dhe të institucionëve duhet rritur. Nëse kemi politikan e zyrtare të përgjegjeshme atëherë edhe vendi zhvillohet me shpejt dhe me mirë

Rendi e ligji në sistemin e pagave dhe shërbimin civil shërbim civil ky që

ishte shëndruar në sistem punësimi për vota e jo për të u shërbyer qytetare e dhe biznesit. Pakot e ndihmave financiare për punëtorët dhe sektorin privat që punëson të rinj e të reja dhe atyre që i rrisin pagat. Sektori i bujqësisë ka fillua të marr frymë me mirë dhe me shpejt dhe jemi dëshmitarë që ka shumë të dyshuar për shpërdorim të detyre me subvencionet në bujqësi”, tha Raci.

Tutje, ai e ka konsideruar sukses edhe arritjen e marrëveshjes së 27 shkurtit dh 18 marsit në Ohar.

Ne momente kritike Kosova i tha po planit franko-gjerman dhe të mbeshtëtur fuqishëm nga SHBA per të normalizuar marrëdhëniet në këte fazë për shkak të zhvillimeve gjeopolitike deri në anëtarësim të plotë në BE. Serbia do jetë e detyruar ta njoh Kosovën shtet në momentin kur do të bëhët anëtare e BE, e kanë konfirmuar Kancelari dhe Ministrja e jashtme e Gjermanisë dhe ambasadori amerikan në Kosovë këto dite”, ka thënë Raci.

Ndryshe, kryetema e qeverisjes së Kurtit në këto dy vitet e para ishte dialogu, ndonëse gjatë fushatës për zgjedhjet e 14 Shkurtit, Kurti vlerësonte se dialogu nuk është në top prioritet e tij.

Lajme të ngjashme