Hallakamë në Debat Plus: Mushkolaj e "kërcënon" publikisht Pandurin, në mes u hy analisti Hoxha - NACIONALE

Hallakamë në Debat Plus: Mushkolaj e "kërcënon" publikisht Pandurin, në mes u hy analisti Hoxha

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mes analistëve të Debat Plusit e moderatorit të emisionit, Ermal Panduri. Gjithçka filloi me një ankesë të këtij të fundit në profilin e tij në Facebook.

Aty z. Panduri u “ankua” se i janë “sëmurë” analistët, të cilët i ka telefonuar. Madje, z. Panduri, që udhëheq që nga fillimi me emisionin “Debat Plus” - që dorën në zemër vazhdon të jetë emisioni politik më i shikuar - shkroi se analistët po tentojnë “të vetëmenaxhohen”.

“Po i thirrim do analista per Debat Plus sonte, po me thone “jam smut, po provoj me u vetmenaxhu”” – shkroi z. Panduri.

Pas kësaj fjalie të shkurtër, ka reaguar Imer Mushkolaj, analist i përhershëm në emisionin “Debat Plus”. Në profilin e tij, z. Mushkolaj shkroi ca fjalë, që tingëllojnë sikurse kërcënim. Mushkolaj shkroi se nëse nuk vjen Yll Hoxha, analist në të njëjtin emision, atëhërë as ai nuk shkon (nuk merr pjesë në debat). Një fjali e tillë kushtëzuese, mund të lexohet lehtësisht si “kërcënim” ndaj moderatorit Panduri.

“Unë nuk vij n'debat Ermal Panduri nëse nuk vjen Ylli Hoxha. Kollaj osht me thonë "nuk muj vij, se jam tu u vetëmenaxhu".” – shkroi Mushkolaj.

Por këtë fjali, z. Panduri e ka pranuar me shumë sportivitet, duke dërguar vetëm ca “emoji” duke qarë nga gëzimi.

Në koment u lajmërua edhe Hoxha, i cili e postoi fotografinë e paralajmërimit të debatit të sontëm në Debat Plus, ku ai do të jetë pjesë. Pra Hoxha hyri në mes, si duket për ta qetësuar situatën.

“Qe Imer A. Mushkolaj se me infuzion ka me ardhe aty me vetemenaxhu situaten” – shkroi Hoxha.

Në fund, ishte vetë z. Panduri që në profilin e tij e postoi fotografinë paralajmëruese të “Debat Plus”-it, ku do të jenë edhe z. Mushkolaj e z. Hoxhaj.

* Teksti ka përmbajtje satirike, andaj nuk duhet kuptuar literalisht.

Lajme të ngjashme