UP-ja mbeti pa TikTok pasi Qeveria votoi pro ndalimit në institucione shtetërore - NACIONALE

UP-ja mbeti pa TikTok pasi Qeveria votoi pro ndalimit në institucione shtetërore

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Universiteti Publik i Prishtinës “Hasan Prishtina” ditë më parë kishte bërë të ditur se kanë hapur llogarinë e tyre në platformën TikTok.

Madje njoftimin e tyre e kishin bërë më shumë kënaqësi përmes një postimi në Facebook, duke e quajtur TikTok-un platformë inovative.

UP me kënaqësi njofton hapjen zyrtare të faqes së tij në platformën TikTok! Ju inkurajojmë të na ndiqni për përvojë të veçantë dhe për të qenë pjesë e bashkësisë sonë edhe në këtë platformë inovative. Faleminderit për mbështetjen tuaj!” – thuhej në njoftimin e UP-së.

Mirëpo punonjësit e UP-së tashmë nuk mund ta shfrytëzojnë këtë platformë, pasi që Qeveria e Kosovës sot në mbledhjen e saj të rregullt ka votuar pro ndalimit të platformës TikTok në në ambientet e punës në institucionet shtetërore.

Këtë nismë e kishte hedhur si ide Ministria e Punëve të Brendshme.

Pas leximit të arsyetimit, Qeveria Kurti me krejt votat pro, e votoi këtë nismë, duke ndaluar qasjen në Tik Tok në ambientet e punës në institucionet e shtetit.

Lajme të ngjashme