U intervistua për ndikim në shpronësime të KEK-ut, Thaçi i VV-së del nga Prokuroria Speciale me pretendime për "shantazh medial"
Halil Thaçi i Vetëvendosjes, Kryetar i Obiliqit, ka përfunduar intervistimin në Prokurorinë Speciale ku po intervistohej nën dyshime për ushtrim ndikimi në shpronësime të planifikuar të KEK-ut në fshatin Shipitullë.
Thaçi tha se ishte “temë e përgatitur nga rivalët e mi politikë” dhe fajësoi drejtoreshen e medias “Kallxo.com” se ka provuar ta shantazhojë me këtë temë dhe se i ka kërkuar takim “që të mos publikohet videoja”.
Fjala ishte për një inçizi ku Thaçi dëgjohet me zë duke biseduar për shpronësime e ku thotë se “Në KPMM i kemi njerëzit tanë, i shtyna do sene, s’kanë qare”,
Thaçi mohoi të jetë e vërtetë se ka ushtruar ndikim.
“Është një temë e përgatitur moti prej rivalëve të mi politik. Që gjoja se më kanë përfsjo në shpronësimet në fshatin Shipitullë, unë jam shuimë i kënaqur që prokuroria ka nisur të merret me këtë ç[shtje dhe ta hetojnë deri në fund këtë ç[shtje. Unë kam bërë thirrje edhe nga Kuvendi që të hetohet çdo keqpërdorim i mundhshëm në ato pjesë. Është e vërtetë që kam biseu me qytetarët dhe ta ngrejë ç[shtjket e tyre ,sepse Shipitulla dhe fshati Hadre janë diskriminuar janë anashkaluar dhe sigurisht që gjendja e tyre është e pamundshme.
Unë nga këtu u bëj thirrje, dhe u them qytetarëve që do të jem gardian. Po si dëshmitar natyrisht më pyetën për çdp gjë, dhe çkado që di do t’i përgjigjem prokurorisë. Pika e parë, te prokurori kam tregu që vet kallxo pike komi për 3 muaj më ka thirr në telefom. Vetë pronarja e kallxohit ka kërku takim që mos të publikohet video. Sigurisht që janë të bazume, dhe nuk kam ra pre e shantazheve të mediave. Dhe as kërcënohem. Unë do të jem gardian i të drejtave të qytetarëve. Tregoi Jeta Xharrës që nuk shantazhohem,” tha ai.
Prokuroria Speciale e ka demantuar Halil Thaçin e Vetëvendosjes i cili tha se u intervistua në cilësi të dëshmitarit.
Prokuroria tha se Thaçi u intervistua "në cilësinë e të pandehurit," për veprën penale "ushtrim i ndikimit."
“Mund të konfirmojmë se H.Th., është intervistuar nga Prokuroria Speciale në cilësinë e të pandehurit, në kuadër të procedurave hetimore që kjo prokurori është duke i zhvilluar në një rast që ka të bëjë me shpronësimet në fshatin Shipitullë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Ushtrim ndikimi”, tha zëdhënësja e PSRK-së, Arbnora Luta për Nacionalen.