Turqia jugore krijon kënd lojërash për të shëruar pasojat psikologjike që ka lënë tërmeti te fëmijët - NACIONALE

Turqia jugore krijon kënd lojërash për të shëruar pasojat psikologjike që ka lënë tërmeti te fëmijët

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Ushtria dhe policia turke ka krijuar një shesh lojërash në provincën juglindore të Adiyaman, në mënyrë për të sjellë buzëqeshje te fëmijët dhe për të shëruar plagët psikologjike të tyre të lën nga tërmetet shkatërruese të javës së kaluar.

Ky kënd lojërash është ndërtuar nga ushtarët dhe policët në koordinimin me ministrinë e Arsimit Kombëtar të Turqisë.

Sipas Serap Polat, një këshilltare shkolle, fëmijëve që pikturojnë dhe luajnë gjithashtu do u jepet mbështetje psikosociale nga 25 mësues vullnetarë nga provincat e Antalias dhe Batmanit, në mënyrë që të shërohen nga traumat e shkaktuara nga tërmetet masive.

"Ne erdhëm këtu me sloganin "Nëse një fëmijë qesh, bota qesh", - ka thënë ajo për Anadolu Agency, duke shtuar se në fillim të gjithë fëmijët ishin nervoz.

“Fillimisht në ditën e parë kanë qenë të pranishëm rreth 20 fëmijë për shkak se janë prekur nga trauma,”- ka thënë ajo, duke shtuar se tashmë numri i fëmijëve kishte arritur në pothuajse 700.

"Ky numër po rritet. Ne po bëjmë njoftime për të inkurajuar familjet që të sjellin fëmijët e tyre. Oficerët e zbatimit të ligjit këtu po bëjnë çmos për të garantuar sigurinë e fëmijëve," - është shprehur ajo, ndërsa ka treguar se fëmijët janë tashmë më të relaksuar.

Kujtojmë se Adiyaman është një nga qytetet më të goditura nga tërmetet e forta që goditën Turqinë jugore javën e kaluar.

Lëkundjet me magnitudë 7.8 dhe 7.5 ishin të përqendruara në Kahramanmaras dhe goditën nëntë provinca të tjera - Hatay, Gaziantep, Adiyaman, Malatya, Adana, Diyarbakir, Kilis, Osmaniye dhe Sanliurfa.

Po ashtu goditje që kanë shkaktuar shkatërrim të madh ka pasur edhe në Sirinë veriore.

Lajme të ngjashme