“Turp ju qoftë, keni përgjegjësi edhe penale”: Krasniqi i ashpër me Qeverinë për librat
Seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita për çështjen e heqjes dorë nga praktika e mirëetabluar dhe funksionale e furnizimit të shkollave me libra për nxënës, e nisi i pari Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e cili e përmbylli fjalën me “turp ju qoftë” , teksa shtoi edhe një numër pyetjesh për qeverinë kosovare dhe Ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci.
“Kjo është e turpshme. Për më shumë edhe shkelje ligjit. Përtej përgjegjësisë politike, këta kanë përgjegjësi edhe penale, në veçanti ministrja Nagavci”, ka thënë Krasniqi.
Kreu i PDK-së e pyeti Ministren e Arsimit se si bëhet që “duke u thirrur në emër të kursimit” të bëhet që një proces që do të kishte kushtuar dhe ishte ofertuar nga Shtëpitë Botuese me 4.8 milionë euro të shkojë e të kushtojë 12.8 milionë euro.
“E kanë shkel ligjin, e kanë trefishu koston e librave tu u thirr në kursime. Në vend se me ju kushtu 4.8 milionë, këto po i shpenzojnë 12 milionë”, u shpreh ai.
“A ka kjo ministre interesa personal financiar, që prej 4.8 milionë euro duke jua dhane 12.5 milione euro, e me ua dhanë pikërisht atyre që i kritikonte kinse shtëpive botuese”.
“A na tregon kjo ministre çfarë plani ka me kompenzu humbjen e madhe të orëve që e kanë shkaktuar tashmë. Qysh keni me trajtu pabarazinë fundamentale për herë të parë në Kosovë duke i bërë disa nxënësa me libra disa pa libra. Kush është duke aplikaur te e-Kosova? A janë krejt Kosovës apo edhe tjerë që sjanë hiç rezidentë. Turp ju qoftë!”, ka thënë Krasniqi.