Trump lajmërohet përsëri pas sulmit: S’frikësohemi, vetëm Zoti e parandaloi të ndodhte e paimagjinueshmja
Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka folur përsëri për atentatin ndaj tij, duke thënë se ishte Zoti që parandaloi të ndodhte e paimagjinueshmja.
Trump ka thënë se nuk ka frikë, teksa ka bërë thirrje ndaj popullit amerikan që të qëndrojnë të bashkuar.
"Ishte vetëm Zoti që parandaloi të ndodhte e paimagjinueshme. Ne NUK do të kemi frikë, por përkundrazi do të mbetemi palëkundër në besimin tonë dhe sfidues përballë ligësisë.” – ka shkruar ish-presidenti në një postim në Truth Social.
"Ne lutemi për shërimin e atyre që u plagosën dhe mbajmë në zemrat tona kujtimin e qytetarit që u vra në mënyrë të tmerrshme.” – ka thënë ai, duke shtuar se tani është më e rëndësishme se kurrë "që të qëndrojmë të bashkuar".
“Unë me të vërtetë e dua vendin tonë dhe ju dua të gjithëve dhe mezi pres të flas me kombin tonë të madh këtë javë nga Wisconsin." – ka thënë Trump.