Tre vjet pa konkurs për licencimin e personave për Vlerësim të Ndikimit në Mjedis, në listë edhe i dyshuari për ryshfet - NACIONALE

Tre vjet pa konkurs për licencimin e personave për Vlerësim të Ndikimit në Mjedis, në listë edhe i dyshuari për ryshfet

3 vjet më parë

nga Shkëlqim Beqiri

Tri organizata të shoqërisë civile i përbërë, Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), Grupi për Studime Politike dhe Juridike (GLPS) dhe Instituti GAP, të mbështetura nga Ambasada e Britanisë së Madhe, janë shprehur të shqetësuar lidhur me licencimin e personave për hatimin e raporteve të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM).

Përmes një komunikate për media këto organizata kanë thënë se që tri vite Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, nuk ka hapur konkurs për licencimin e personave për hartimin e këyre raproteve shumë të rëndësishme.

Mungesa e hapjes së konkursit për pothuajse 3 vite si dhe mosarsyetimi i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës lidhur me këtë çështje, lë hapësirë për ngritje të dyshimeve lidhur me mbarëvajtjen e rregullt të procesit të lejeve nga ky institucion, marrë parasysh që Raporti i VNM-së është dokument i domosdosshëm i cili bën identifikimin dhe vlerësimin e ndikimeve të dëmshme të projekteve implementuese në mjedis.” – thuhet në reagimin e tyre.

Më tej, ata kanë thënë se mos hapja e konkursit reflekton në mungesë të transparencës dhe krijon monopol të cilët mund të shfrytzojnë situatën për përfitime personale.

Thënë këtë, konisderojmë që mos hapja e konkursit reflekton në mungesë të transparencës dhe llogaridhënies, duke kontribuar në krijimin e një monopoli nga një grupi i caktuar individësh të cilët mund të shfrytëzojnë situatën e krijuar për përfitimet e tyre personale.” – përfundon reagimi i tyre.

Çka thotë Ligji?

Sipas Ligjit për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, konkursi duhet të hapet një herë në vit.

Në këtë konkurs duhet të përcaktohen procedurat dhe kriteret për licencimin e personave fizik dhe juridik për hartimin e raportit të VNM-së

1. Raporti i VNM-së hartohet nga personi fizik i pajisur me licencë apo personi Juridik i licencuar nga Ministria. 2. Ministria me akt nënligjor përcakton procedurat dhe kriteret për licencimin e personave fizik dhe juridik për hartimin e raportit të VNM-së.” – thuhet në Ligjin per VNM, neni 12.

Kush janë të licencuar?

Nacionale ka gjetur listën e personave që janë licencuar në vitin 2020, por që lista figuron e vitit 2022.

Në këtë listë del të jetë edhe bashkëshortja e profesorit të Fakultetit Filozofik, Bujar Dugolli, Mimoza Dugolli.

Mimoza Dugolli figuron si person i licencuar për hartimin e raporteve të VNM-ve.

Kompania e saj “Kaizen Environment” është e lincencuar për hartimin e raporteve.

Nacionale ka biseduar me Mimoza Dugolli, ajo tha se është licencuar në konkursin e fundit kur ka qenë i hapur, mirëpo, konkursi i fundit ka qenë në vitin 2020 e ndërkohë emri i saj qëndron në listën e vitit 2022.

27.10.2020 është data e licencimit. Nuk e di pse, unë e kam licencën nga 2020 deri me 2025. Se kur i kanë ba listat qysh e tek nuk është punë e imja.” – ka thënë ajo duke shtuar që është kritike ndaj institucionit.

Më tej, në listë e persona të licencuar është edhe Islam Fejza.

Sipas një raportimi të Kallxo.com, Fejza dyshohet se kishte pranuar ryshfet në rastin e njohur “Brezovica”.

Ndërkohë, pavarësisht raportimeve, Fejza po ashtu vazhon punën e tij si preson i licencuar për hartimin e raporteve të VNM-së.

Një raport i bërë nga ai qëndron në faqen e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Çka është një raport i VNM-së?

Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis është një raport që përgatitet për të paraqitur “rezultatin e vlerësimit i cili përmban informacion për projektin, efektin e mundshëm të rëndësishëm të projektit, skenarin bazë, alternativat e propozuara, veçoritë dhe masat për të zbutur efektet e rëndësishme negative, si dhe një përmbledhje jo-teknike dhe çdo informacion shtesë

Thënë më shkurt, një raport i VNM-së tregon se a i plotëson kompania kushtet që nuk shkaktojnë ndikim negativ në mjedis.

Mbetet të shihet nëse Ministria do të respektojë Ligjin për VNM-së për hapjen e konkursit publik për licencimin e personave për hartimin e raporteve për VNM.

Lajme të ngjashme