Tragjedi në Valbonë: Dy turiste humbën jetën pasi ranë në një greminë
Ditën e sotme, një ngjarje e trishtë ndodhi në zonën turistike të Valbonës, ku dy turiste, një belge dhe një franceze, ranë në një greminë dhe humbën jetën. Rënie dyshohet se ndodhi për shkak të terrenit të thepisur dhe kushteve të këqija të motit, duke bërë nxjerrjen e trupave të tyre shumë të vështirë për shërbimet e policisë dhe ekipin mjekësor.
ABC News ka siguruar foton e turistes belge, Baets Myrthe, e cila raportohet të jetë 25 vjeçare.
Policia e shtetit shqiptar kanë njotuar në Facebook se kanë arritur t'i gjejnë trupat e pajetë të turisteve belge dhe franceze.
"Pavarësisht territorit shumë të vështirë dhe motit të keq me mjegull dhe me borë, shërbimet e Policisë, pas shumë kërkimesh, kanë bërë të mundur që në vendin e quajtur “Qafë Valbonë”, të gjenin trupat e pajetë të dy turisteve, shtetases belge B. M. dhe shtetases franceze J. B." - thuhet mes tjerash në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.