Trafiku Urban nga nesër rikthen qarkullimin në rrugën “Xhorxh Bush”
Trafiku Urban në Prishtinë nga nesër do t’i rikthehet qarkullimet në rrugën “Xhorxh Bush”.
Kështu ka bërë të ditur kjo ndërmarrje përmes një postimi në Facebook, ku kanë treguar se linjat 1, 3 dhe 4 do të qarkullojnë në këtë rrugë.
“Njoftohen qytetarët se nga data 13.01.2023 do të rikthehet qarkullimi i autobusëve në linjat: 1,3 dhe 4 sipas rendit të udhëtimit të mëparshëm në drejtim të rrugës "Xhorxh Bush". – thuhet në njoftim.
Tutje Trafiku Urban ka bërë të ditur se autobusët në këtë rrugë do të lëvizin në 20 km/h, ndërsa linja 1A dhe 7C nuk do të qarkullojnë në këtë rrugë.
“Autobusët përgjatë sheshit "Xhorxh Bush" do të lëvizin me shpejtësi të kufizuar në 20 km/h. Ndërsa linjat 1A dhe 7C do të vazhdojnë sipas rendit të udhëtimit të tanishëm.” – thuhet në përfundim të njoftimit.
