Tubimi më i vogël se vogël: Ku po ‘pshtetet’ tash Lista ‘Donikë-Faton’, pasi iu shuan strukturat që ishin burimore të Osmanit? - NACIONALE

Tubimi më i vogël se vogël: Ku po ‘pshtetet’ tash Lista ‘Donikë-Faton’, pasi iu shuan strukturat që ishin burimore të Osmanit?

1 vit më parë

nga Xhezair Dashi

“Tubim masiv”.

Çka kishte jetësuar elektoralisht suksesshëm Vjosa Osmani, e çka tash ka mbetur veçse një emër “Guxo” si brend i dy personave – Donika Gervalla dhe Faton Peci (me përforcim, Nezir Krakin) – mbajti sot një tubim vetanak i cili sërish u var nga prania e Albin Kurtit për t’ia vazhduar trial-in e ekzistencës nominale.

Pjesëmarrjes aspak të dendur synoi t’ia mbush boshllëqet me lëvdata tej-qiellore karshi Donika Gërvallës (mirë)mbajtësi i këtij formacioni politik, Albin Kurti – deri në oktava të pabesueshme si “BE priti çfarë ministre po vjen që të na liberalizojë vizat; erdhi Donika Gërvalla na liberalizuan vizat...”

Çka tashmë dihet si dy plus dy që bëjnë katër që kjo parti s’asocon asgjë me kreatoren e saj Vjosa Osmanin, të cilës ndonëse me funskion presidencial s’i lejohet medllimi partiak, nuk shënohet as si referencë nga Donika Gërvalla.

Por, Gërvalla krejt atë çka e kishte gëzuar nga fuqia burimore politike e Osmanit e gjen veçse si gjë të së shkuarës: prej shuarjes së strukturave të partisë si në Ferizaj e Pejë.

Nacionale bën një rishikim të venitjes deri në përfundimin dy-personësh të kësaj që nominalisht mbahet për parti.

Më të fundit: shuarja e dy degëve thelbësore të saj: në Ferizaj e Pejë.

Ferizaj: 23 mijë e 350 vota i kishte marrë Vjosa Osmani vetëm në Ferizaj si presiduese e Listës Guxo, dhe në këtë festë të madhe votash, Donika Gërvalla kishte marrë 5 mijë e 125, Faton Peci 1 mijë e 21 vota.

Ferizaji, tash e katër vite më vonë, u shua për “Guxo”-n.

Peja: 18 mijë e 676 vota i kishet marrë Vjosa Osmani në Pejë në zgjedhjet e kaluara, po ashtu në këtë vagon masiv votash kishte përfituar edhe Donika Gërvalla: 6 mijë e 400 vota, e Faton Peci 1 mijë e 100.

Edhe struktura e partisë në Pejë, u shua për “Guxo”-n.

Çka kanë thënë nga këto dy degë dhe pse u divorcuan nga Gërvalla e Peci?

Para mëse një muaji nga Ferizaji strukturat e kësaj partie njoftuan se kanë shuar përfundimisht aktivitetin politikat për zgjedhjet e 9 shkurtit.

“1. Ndjekja e interesave puro personale të dy Bashkëkryetarëve, znj. Donika Gërvalla dhe z. Faton Peci dhe anashkalimi i interesave të partisë, gjë e cila e ka dëmtuar dhe po e dëmton ekzistencën, qëndrueshmërinë dhe përfaqësimin e interesave të përbashkëta të anëtarësisë, duke cenuar dhe vazhdueshmërinë e saj.

2. Mosrespektimi i propozimit të Këshillit të Përgjithshëm që të mbajmë e të ruajmë identitetin tonë politikë në zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit 2025.

3. Shkelja dhe përbaltosja e maksimës dhe motos tonë që: ‘E Ardhmja u Takon Atyre që Guxojnë’!

4. Shkeljet hierarkike partiake.

5. Mbyllja totale dhe mungesa e komunikimit me strukturat partiake.”

I njëjti tregim ndodhi edhe në Pejë – ku krejt struktura u shua dhe dhanë fije për pe arsyen se pse në tonet më denoncuese.

“Na u dha se kandidatët janë të përzgjedhur nga Donika - Fatoni, e neve na mbetët të bëjmë punën e argatit e të mbledhim vota për ta, pra nuk u respektua mendimi dhe propozimi i degës...

“Gjithçka është vendosur në kundërshtim me Statutin e partisë dhe më të rëndësishmën rrënimin e demokracisë së brendshme dhe respektimin e vullnetit të anëtarëve të KP! Gjendja e tillë na e përkujtoi deklarimin e z. Fatonit para dy viteve në kryesinë e partisë GUXO në Pejë: 'se në listë për deputet do të jenë vetëm ata që unë dua, me një fjalë të ndëgjueshmit e mi', pra servilët e jo kuadrot kredibil dhe të dinjitetshëm!

Andaj ne si pararendës të “Listës Vjosa” bashkëthemelues të Partisë GUXO vendosim të mos marrim pjesë aktivisht në këto zgjedhje nacionale, duke qëndruar në GUXO dhe të mos e përkrahim listën “Donika – Faton”, patën thënë nga strukturat në Pejë.

Nacionale nga çka përcjellë, dorëheqjet – edhe heqja dorë – nga Partia Guxo, janë masive dhe përfshijnë figura kyçe që e konstituonin këtë parti origjinalisht.

Adan Ymeri - Viti

Albin Devaja - Gjilan

Rrustem Leti - Gjakove

Xhevad Demaj - Istog

Burim Meta - Ferizaj

Ekrem Mustafa - Ferizaj

Emrush Shkodra - Gjilan

Nita Bakalli - Prishtine

Leonora Svarqa - Prishtine

Florentina Vokshi - Gjilan

Armend Krasniqi - Fushe Kosove

Doarsa Kica - Deputete

Nasuf Bejta - Vushtrri

Nezir Jahmurataj - Peje

Ruzhdi Blakaj - Peje

Feste Kabashi - Suhareke

Balton Derguti - Ferizaj

Pranvera Berisha - Suhareke

Arlind Morina - Malisheve

Arber Mulisu - Gjilan

Ajsun Abdullahu - Gjilan

Kaltrina Salihu - Dragash

Luan Jusufi - Prishtine

Ilir Rashiti - Gjilan

Petrit Bicaj - Prishtine

Hysnije Mustafa – Ferizaj

Lajme të ngjashme