Tjetër kërcënim me bombë në Aeroportin e Prishtinës - NACIONALE

Tjetër kërcënim me bombë në Aeroportin e Prishtinës

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Një tjetër kërcënim me bombë është regjistruar sonte në Aeroportin "Adem Jashari".

Këtë e konfirmoi vetëm para pak çastesh Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Ahmeti bëri të ditur se policia njoftimin e pranoi rreth orës 19:00.

“Rreth orës 19:00 është pranuar një informatë tjetër, për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”.

Kujtojmë se ky është kërcënimi i dytë brenda ditës pas atij të orëve të pasditës, me këtë të fundit që doli të jetë i rremë.

Zëdhënësja Valentina Gara kishte deklaruar rikthimin e fluturimeve.

“Ju njoftojmë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës.Kjo ka rezultuar se kërcënimi me bombë ka qenë alarm i rrejshëm.ANP ‘Adem Jashari’ është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht.

Lajme të ngjashme