Sërish kërcënim i rrejshëm me bombë në Aeroport –Vazhdojnë fluturimet
Kërcënimi për bombë në Aeroportin “Adem Jashari” ka rezultuar i rrejshëm.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara.
“Ju njoftojmë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës.Kjo ka rezultuar se kërcënimi me bombë ka qenë alarm i rrejshëm.ANP ‘Adem Jashari’ është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht”, ka shkruar Gara.
Një alarm i rrejshëm kishte qenë edhe javë më parë.