Thellohet skandali i intervistës së Kurtit: U pranua heqja e fjalëve për ambasadorin, u pranua ekzistenca e tyre - NACIONALE

Thellohet skandali i intervistës së Kurtit: U pranua heqja e fjalëve për ambasadorin, u pranua ekzistenca e tyre

1 vit më parë

nga NACIONALE

Skandali me intervistën e publikuar në Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ) është thelluar pas reagimit publik nga ana e gazetarit Michael Martens. Çka tha gazetari dhe çka u hoq nga intervista?

“A është ky skandal?” – pyet si pa të keq Michael Martens në profilin e tij në Twitter.

Ai pranon se pjesa kryesore - sipas publikut kosovar, e që bëri shumë bujë - e intervistës së tij me kryeministrin Kurti është hequr, por refuzon ta pranojë se kjo është bërë pas ndonjë dakordimi të mundshëm me Qeverinë e Kosovës, apo se përnjëmend kishte rëndësi përkundër provave të shumta se kishte rëndësi.

Skandali i Kurtit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në intervistën për gazetarin Michael Martens kishte shprehur fjalë kontradiktore në raport me ato që i kishte thënë në Kosovë.

Nuk ishte në pyetje propozimi franko-gjerman që e kishte çuar drejt arritjes së marrëveshjes për targa më 23 nëntor. Ishte ambasadori amerikan Jeff Hovenier.

“Kurti tha që ai e ka pranuar kompromisin për “krizën e targave” pasi ishte paralajmëruar nga ambasadori amerikan në Prishtinë që situata në veri të Kosovës “mund të përkeqësohej rëndë dhe pakthyeshëm”. Ambasadori amerikan “kishte më shumë informacione se unë” mbi situatën në veri, tha Kurti, duke përmendur “shqetësimet e sigurisë” pa dhënë detaje të mëtejshme.” – kishte shkruar më 26 nëntor z. Martens.

Por, asnjë nga këto fjalë nuk ishin në intervistën e publikuar nga FAZ gjatë mbrëmjes së kaluar. Nacionale shkroi sot se kjo pjesë e intervistës ishte hequr, dhe gazetari tashmë e ka pranuar një gjë të tillë por duke dhënë arsye qesharake.

Mes shumë cicërimesh në Twitter, Martens mes tjerash thotë që “ambasadorët amerikanë në momente të caktuara dinë më shumë mbi situatën e sigurisë në rajone të caktuara (në këtë rast për veriun e Kosovës) se sa një kryeministër.”

Ai ka shtuar se “ShBA-ja ka aftësitë më të mëdha të inteligjencës në botë”.

Por, problemi me këto argumente qesharake është se në fakt, kjo dihej nga të gjithë në Kosovë përveç... Albin Kurtit.

Kryeministri i Republikës së Kosovës kishte pasur arsyetim tjetër për lëshimin pe në çështjen e targave. Madje, sipas tij ai nuk kishte bërë fare kompromis e nuk kishte lëshuar pe fare për çështjen e targave. Kishte dashru ta fuste në negociata intenzive propozimin franko-gjerman, dhe meqë nuk ia kishte dalë më 21 nëntor, ia kishte dalë mbanë më 23 nëntor.

Ai nuk kishte përmendur askund se “ambasadori amerikan dinte diçka më shumë se ai” për situatën në veri. Ose, për çfarëdo situate.

Por, as kjo nuk e ka bindur gazetarin Martens, me sa duket.

Ai ka vazhduar më tej me arsyetimet e tij duke thënë që “Kosova nuk është çështje aq e madhe në Gjermani” dhe se prandaj i kishte hequr disa pjesë të intervistës, e mes tyre edhe pjesën për ambasadorin amerikan.

Por, por...

Por, megjithatë gazetari Martens e pranon nënkuptueshëm sërish se kryeministri Albin Kurti i ka thënë ato fjalë që tha se i ka thënë më 26 nëntor.

Ai mund të vendos që t’i fshijë edhe këto postime nga profili i tij, por duket se do të jetë pakëz vonë.

Politologu Shkodran Ramadani ka vlerësuar në një koment “se është i vërejtshëm redaktimi i përmbajtjes (së intervistës) nga kërkesat e qeverisë.”

Lajme të ngjashme