Çitaku (PDK): Drafti i Asociacionit parasheh autonomi territoriale dhe politike
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se draft-statuti i Asociacionit parasheh autonomi territoriale dhe politike për serbët që jetojnë në Kosovë.
Lidhur me këtë, Çitaku e ka kritikuar Kurtin, duke thënë se ka pasur mundësi që ta shkruante një draft-statut.
“Falë sjelljes aventureske te kryeministrit Kurtit në një marrëveshje të përkohshme jo gjithëpërfshirëse, jo me njohjen reciproke në qendër, por me nenin 7 i cili më shumë se Asociacion është një autonomi territoriale dhe politike për serbët që jetojnë në Kosovë”
“Është draftstatuti i cili është prezantuar, te ky draftstatut kemi ardhur për shkak të qasjes joserioze të kryeministrit Kurti karshi dialogut. Sikur kryeministri Kurti të kishte marr iniciativën që draftstatutin ta shkruante vet, sepse një ofertë e tillë ka ekzistuar, madje administrata amerikane ka qenë e gatshme që të sjellë në Kosovë edhe ekspertët më të njohur ligjorë që të asistojnë Kosovën në hartimin e draftstatutit të Asociacionit, fatkeqësisht një kërkesë e tillë është refuzuar.” – ka thënë ajo në Rubikon të Klan Kosovës.