Politologu pas publikimit të intervistës së Kurtit: Po vërehet redaktimi nga kërkesat e Qeverisë - NACIONALE

Politologu pas publikimit të intervistës së Kurtit: Po vërehet redaktimi nga kërkesat e Qeverisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Politologu Shkodran Ramandani ka bërë një koment në lidhje me intervistën e plotë të kryeministrit Albin Kurti që u publikua mbrëmë në Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ).

Pas publikimit, u vërejt se aty nuk ishin përfshirë cicërimat në Twitter të gazetarit Michael Martens për ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier.

Kurti i kishte thënë gazetarit Martens, se “ambasadori amerikan kishte më shumë informacione” se ai për situatën në veri, duke thënë se kjo e çoi edhe drejt marrëveshjes për targa të 23 tetorit.

Në intervistë, nuk ishte e përfshirë fare kjo pjesë që po pritej me kureshtje nga opinioni publik në Kosovë.

E politologu dhe sociologu Shkodran Ramadani ka intepretimin e tij për këtë çështje:

“Ashiqare është krejtësisht e modifikume. Nuk është veç ajo pjesë që mungon prej asaj çfarë ka shkru Martens. Nuk figuron pjesa “Kurti said he agreed to a compromise in the “licence plate crisis” after having been warned by the US ambassador in Prishtina that the situation in the North of Kosovë “could severely and irreversibly deteriorate”. Po vërehet redaktimi i përmbajtjes nga kërkesat e qeverisë.”

Nga Qeveria e Kosovës deri më tash nuk kanë dhënë deklaratë për çështjen.

Lajme të ngjashme