Edon Zhegrova ndër të nominuarit për çmimin “Lojtari më i mirë i sezonit” - NACIONALE

Edon Zhegrova ndër të nominuarit për çmimin “Lojtari më i mirë i sezonit”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli kosovar Edon Zhegrova është nominuar për çmimin “Lojtari më i mirë i sezonit” në Ligue 1.

Zhegrova ka qenë mahnitës këtë edicion te Lille, duke iu ndihmuar të luftojnë për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve.

Me driblime të jashtëzakonshme, gola e asistime – kosovari e ka dëshmuar se ka qenë futbollisti më i mirë i klubit francez për sezonin 2023/24.

E falë kësaj pune, Zhegrova është ndër të nominuarit për çmimin e më të mirit, pranë yjeve si Aubameyang, dembele, Lees-Melou dhe Mbappe.

Favoriti kuptohet do të jetë ylli i PSG-së Kylian Mbappe sidomos me “Parisienët” që e kanë fituar titullin kampion.

Lajme të ngjashme