"Tërhiqeni mbrapsht raportin e Dick Marty": Krejt çka tha Edi Rama në fjalimin e tij në Këshillin Evropës - NACIONALE

"Tërhiqeni mbrapsht raportin e Dick Marty": Krejt çka tha Edi Rama në fjalimin e tij në Këshillin Evropës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur një fjalim në Samitin e liderëve të Këshillit të Evropës. Rama ka kërkuar nga Këshilli i Evropës që ta largojë raportin e Dick Martyt i cili pretendon për trafikim organesh nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK).

Rama në këtë fjalim ka kërkuar që Këshilli i Evropës të “tërheqin mbrapsht raportin kundër UÇK-së për trafik organesh".

Ai ka thënë se raporti është sposorizuar nga Rusia dhe nga presidenti i Rusisë Vladimir Putin.

Rama ka përmendur presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky i cili tani ai është model frymëzimi ndërsa pas 10 viteve mund të përfundojë i akuzuar si ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Akuza totalisht të pabazuara për trafikim organesh njerëzore u ngritën si pikënisje për njollosjen e Shqipërisë dhe Kosovës e kur pashë propagandën e Kremlinir të flasin për organet njerëzore në Donbas mu duk sikur pashë Zelenskyn pas dhjetë vitesh gjykuar nga një gjykatë e veçantë ngritur me të njëjtat akuza absurd. Ndjesë për këtë çelje jo konvencionale por është tejet shkurajuese të dish që situata ku përfshihet ish-presidenti i Kosovës e pati zanafillën në Këshilllin e Evropës dhe e ka për detyrë të tërheqë çdo vendim të gabuar. Të refuzosh të përballesh me të vërtetën sot do të ishte më keq se të bëhej ky veprim I rëndë 12 vitë më parë.” – ka thënë Rama.

Rama përsëri i ka përmendur deklaratën e dikurshme të presidentit Joe Biden, ku e quante Thaçin Geroge Washington i Kosovës, teksa ka shtuar se raporti i vitit 2011 i Këshillit të Evropës u sponsorizuar nga përfaqësuesit e partisë së Vladimir Putinit.

Presidenti i Kosovës, ose si dikush i quajtur Joe Biden, iu referua Geroge Ëashington i Kosovës, gjykohet tani nga një gjykatë e veçantë e ngritur dhe e themeluar nga bota demokratike, por e mbështetur në një raport të vitit 2011 të Këshillit të Evropës, që në një mënyrë djallëzore u sponzorizua nga përfaqësuesit e partisë të Vladimir Putinit në Asamblenë e Këshillit të Evropës” – ka thënë ai.

Rama thë se raporti ka etiketuar edhe Shqipërinë si bazë për trafikim të organeve dhe për këtë duhet të rishikohet ky gabim.

Ndjesë për këtë çelje brutaklisht jokonvencionale, që mund të thuhet se ka thyer në copa pianon ku u lujt kënga Ave Maria, por është tejet shkurajuese të dish se situata ku ndodhet ish presidenti i Kosovës dhe lufta Çlirimtare e saj nisi nga Këshilli Evropës. Do të isha fajtor nëse do të rrija i heshtur, se asambleja e Këshillit Moral ka detyrimin që të gjykojë dhe rishikojë çdo gabim e në këtë rast ti hapë rrugë tërheqjes së raportit që në mënyrë të rreme etiketoi Shqipërinë si bazë për trafikimin e organeve njerëzore të çuar nga Organet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.” – ka thënë Rama.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Edi Rama mban fjalim në Këshillin e Evropës.

Ai edhe herën e parë kur kishte folur në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, kishte pasur akuza ndaj tyre për raportin e Dick Martyt.

Për të mos harruar, Kuvendi i Shqipërisë, ka miratuar një rezolutë mbi pabazueshmërinë e pretendimeve të Dick Martyt për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri nga ish-krerët e UÇK-së.

Kjo rezolutë kërkonë që Asamblesë Parlamentare të Këshilit të Evropës që të rishkoj raportin e viti 2011.

Raporti i Dick Maryt ishte miratuar në vitin 2011 në Këshillin e Evropës. Mbi këtë bazë të pretendimeve, Kosova themeloi Gjykatën Speciale për të hetuar këto pretendime.

Ndërkohë, tashmë që më shumë se një muaj, ka filluar gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Lajme të ngjashme