Tërhiqen edhe pjesëtarët serbë të sigurimit të EULEX-it - NACIONALE

Tërhiqen edhe pjesëtarët serbë të sigurimit të EULEX-it

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Pas policëve serbë, kanë ardhur edhe dorëheqje të tjera.

Kësaj radhe nga ana e punëtorëve serbë të sigurimit të jashtëm të EULEX-it.

Kështu të paktën raporton KoSSev, që shton se ata ishin pjesë e "Balkan International Security".

Njëri prej të larguarve është edhe Ignat Vuletiq.

Ky i fundit në një prononcim konfirmoi se arsyeja pse e bënë këtë ishte dorëheqja e policëve.

“Ne donim të shihnim se çfarë do të bënte policia. Ata i shohim çdo ditë. Kur pamë që u larguan, pra hoqën dorë, nuk patëm çfarë të kërkonim. Nuk do të ndiheshim rehat nëse do të ishim të vetmit serbë në stacionin policor verior sonte, nesër dhe në të ardhmen”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme