Tenderi sekret i Sveçlës, jep kontratë 15 milionë euro për “licensa të Microsoft” - NACIONALE

Tenderi sekret i Sveçlës, jep kontratë 15 milionë euro për “licensa të Microsoft”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, në krye të së cilës është Xhelal Sveçla, po raportohet se i ka dhënë rreth 15 milionë euro në një tender.

Ky tender, që ka të bëjë me furnizim me disa licensa të Microsoft-it, nga “Front Online” raportohet se i është dhënë kompanisë shqiptare, “Infosoft System”.

Po ashtu, bëhet e ditur se MPB-ja përdori procedurën e negociuar pa publikim të njoftimit të kontratës, dhe se tenderi ishte negociuar në fshehtësi.

Madje, mediumi në fjalë raporton se kompanitë tjera të cilat kishin mundësi të aplikonin, nuk kanë qenë fare në dijeni.

Ndërkohë në Organin Shqyrtues të Prokurorimit është ankuar edhe kompania “Cactus” por bëhet e ditur se kjo është hedhur poshtë, pasi “nuk ka ofruar asnjë provë që është e autorizuar për shitjen e produkteve të Microsoft”.

Në lidhje me këto të dhëna, medium e ka kontaktuar MPB-në si dhe Zyrën e Prokurorimit, por nuk kanë marrë përgjigje.

Kompania fituese “Infosoft Systems” figuron e regjistuar në Kosovë si kompani prej vitit 2014, por selinë kryesore e ka në Tiranë.

Lajme të ngjashme