Të dyshuar për vrasje në tentativë, arrestohen dy persona në kryeqytet
D.K. 23 vjeçar dhe D.A 32-vjeçar janë arrestuar nga Policia e Kosovës me pretendimin se janë të dyshuar për "Vrasje në tentativë".
Ata janë arrestuar në rrugën "Bajram Bahtiri" të kryeqytetit, ndërsa tashmë janë dërguar në mbajtje për 48-orë.
Gjithashtu, organet e rendit kanë bërë të ditur se janë kryer tri braktisje në tri lokacione.
Kjo pasi, siç thuhet, i dyshuari i tretë është në arrati.
