Vdes një burrë në Gjilan, pasi u rrëzua aksidentalisht, nisin hetimet
Një burrë në Gjilan raportohet se ka vdekur, pasi dyshohet se është rrezuar aksidentalisht.
Siç thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, viktima kishte pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ishte dërguar në shtëpinë e shëndetit.
Policia njofton se mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e tij. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion ndërsa rasti është duke u hetuar.
“Ranillukë 28.02.2023-10:30. Viktima mashkull kosovar dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në shtëpinë e shëndetit ku mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.
