“Të ardhurat financiare nuk m`i mbulojnë shpenzimet familjare”: Ushtari i FSK-së tregon pse e la uniformën - NACIONALE

“Të ardhurat financiare nuk m`i mbulojnë shpenzimet familjare”: Ushtari i FSK-së tregon pse e la uniformën

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gazeta Nacionale dje ka raportuar se vetëm në muajin tetor, Forca e Sigurisë së Kosovës është braktisur nga 21 ushtarë.

Gazeta Nacionale ka siguruar disa letra të dorëheqjes nga këta pjesëtarë.

Në letrat e tyre për demobilizim, ushtarët i kanë treguar arsyet e largimit.

Të gjithë kanë bërë me dije se uniformën po e lënë për arsye financiare.

Njëri prej ushtarëve, në letrën e demobilizimit ka shkruar se të ardhurat financiare nuk ia kanë mbuluar shpenzimet familjare.

“Kushtet financiare nuk kanë arritur të m`i mbulojnë shpenzimet për nevojat familjare”, është thënë në letrën e njërit prej ushtarëve që e ka lënë uniformen.

Lajme të ngjashme