“Tash është koha”: Komisioneri i BE-së i kërkon veprime Qeverisë kundër korrupsionit, e quan "parakusht" Asociacionin - NACIONALE

“Tash është koha”: Komisioneri i BE-së i kërkon veprime Qeverisë kundër korrupsionit, e quan "parakusht" Asociacionin

1 javë më parë

nga NACIONALE

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi ishte sot në Prishtinë dhe foli para mediave pas takimit që pati me presidenten Osmani. Mesazhet e tij ishin të qarta. Çka tha ai?

Varhelyi nuk foli pas takimit me kryeministrin Kurti, por megjithatë tha disa fjalë të qarta pas takimit me presidenten Vjosa Osmani Sadriu.

Natyrisht, edhe ai kërkoi që të themelohej Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe. Por, paraprakisht ai foli edhe për gjëra shumë përmbajtësore, që lidhen me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, një nga premtimet kryesore të pushtetit aktual.

Krimi e korrupsioni

Ai u shpreh se një prej qëllimeve kryesore të vizitës së tij sot ishte edhe çështja e reformave në Kosovë.

“Mendoj që është shumë e rëndësishme që reformat jo vetëm të vazhdojnë por edhe të përshpejtohen. Duhet të përmirësojmë zbatimin e kornizës së përgjithshme ligjore. Por, po ashtu na duhet edhe të shikojmë regjistrin se si janë bërë reformat deri tash: si po funksionojnë në praktikë. Edhe ky është një element kritik.”

Ai u shpreh kritik ndaj sistemit gjyqësor, për të cilin tha se “vazhdon të jetë i ngadaltë, joefikas, i lëndueshëm” dhe ku kishte raste të “ndikimit të panevojshëm.”

Tutje, komisioneri Varhelyi kërkoi që përmirësimi i sistemit gjyqësor të ishte “në vijë, plotësisht në vijë” me rekomandimet e Komisionit të Venedikut. Pa, plotësisht në vijë!

Ai kërkoi që të niste edhe zbatimi i politikave të Qeverisë për luftën kundër korrupsionit.

“Ne mirëpresim po ashtu vendosmërinë e qeverisë (për luftën kundër korrupsionit), por tash është koha për të zbatuar të gjitha politikat që kanë dizajnuar.”

Varhelyi e cilësoi bisedën e tij me presidenten Osmani si “të drejtpërdrejtë, të hapur dhe të frytshme”.

Komisioneri më tej i tha këto fjalë për lirinë e shprehjes:

“Sa i përket lirisë së shprehjes. Kosova ka një ambient plural të mediave, megjithatë fushatat publike të njollosjes, kërcënimet dhe sulmet fizike ndaj gazetarëve duhet të ndalojnë...”

Asociacioni

Pasi shkoi në veri dhe u takua me zyrtarë të Listës Serbe, ai i tha këto fjalë:

“Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është parakusht për normalizimin dhe progesin në rrugën evropiane të Kosovës.”

Lajme të ngjashme