Takohen Osmani, Kurti, Konjufca, Gërvalla e Sveçla: Po koordionohemi për zhvillimet në veri
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, Kryeministri Albin Kurti, Zëvendës Kryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Shwarz, si dhe Ministri i i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, janë takuar për koordinim për zhvillimet e fundit pas situatës së tensionuar në veri të vendit.
Sipas njoftimit të Zyrës së Presidentes, në takim është biseduar për situatë në veri të vendit.
Siç bëhet e ditur në njoftim, lidërët e partive opozitare janë ftuar por nuk kanë marrë pjësë në takim.
Njoftimi i plotë:
Institucionet e Republikës së Kosovës vazhdojnë koordinimin në lidhje me zhvillimet e fundit në vend
Sot, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Zëvendës Kryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Shëarz, si dhe Ministri i i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kanë realizuar takim më qëllim të vazhdimit të koordinimit ndërinstitucional në lidhje me zhvillimet e fundit në vend. Në takim ishin të ftuar edhe liderët e opozitës të cilët nuk kanë marrë pjesë.
Megjithatë, institucionet e vendit do të vazhdojnë kontaktet e rregullta dhe konsultimet me opozitën, me qëllim të koordinimit mbi çështje të interesit nacional.
Po ashtu, do të vazhdohet koordinimi i plotë dhe komunikimi i rregullt me aleatët strategjik.