Takimi joformal i Ramës me liderët e rajonit; Kurti në pozitë të vështirë, përsëri
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të hënën më 17 korrik, pritet të takohet në Tiranë me udhëheqësit e vendeve të Ballkanint Perëndimor. Deri më tani, liderët e tjerë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen përveç kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që ende nuk dihet nëse do të shkojë në këtë takim joformal.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është vënë sërish në pozitë të vështirë nga kryeministri shqiptar Edi Rama. Kjo pasi ai duhet të përgjigjet nëse do të marrë ftesë ose jo në takimin informal me liderët e rajonit.
Nëse do të merrte pjesë, kjo do të nënkuptonte një 'shkrirje' të pozicionit të tij karshi Edi Ramës që nuk e mbajti mbledhjen e përbashkët të qeverive më 14 qershor.
Nëse nuk do të merrte pjesë, do ta linte Kosovën të papërfaqësuar.
Deri më tash nuk ka një qëndrim zyrtar nga Qeveria e Kosovës apo vetë Kurti në lidhje me pranimin ose refuzimin e ftesës për takim.
Ndërkohë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sipas mediave në Shqipëri, të hënën pritet të ketë një takim të përbashkët me presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, si dhe kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo, të cilët e kanë konfirmuar pjesëmarrjen.
Çka është ky takim?
Ky takim pritet të mbahet në kuadër të përgatitjeve për Samitin e Procesit të Berlinit, i cili pritet të mbahet në tetor në Tiranë.
Para një jave, kryeministri Rama për t’u përgatitur për Samitin Procesi i Berlinit, bëri disa vizita në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Rama për vizitë ishte edhe në Kosovë, por që nuk u takua me kryeministrin, Albin Kurti, por veç me presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.
Krisja e raporteve Kurti-Rama
Raportet mes Kurti dhe Ramës kohëve të fundit duket se janë tensionuar edhe më shumë.
Krejt kjo për shkak të përfshirjes së kryeministri shqiptar në punë e tensioneve në veri të vendit, si dhe anulimin e mbledhjes së dy qeverive, e cila ishte parparë që të mbahet më 14 qershor në Gjakovë.
Më tej, Kurti nuk e priti Ramën në takim në Kosovë para më shumë se një jave dhe kjo gjë duket se ka rritur edhe më shumë tensionet mes tyre.
Tashmë për shkak të këtyre raporteve ende mbetet e paqartë nëse kryeminitri Kurti do të shkojë në takimin informal me lidërët e Ballkanit Perëndimor.
Çka është Procesi i Berlinit?
Procesi i Berlinit ishte themeluar në vitin 2014 si platformë për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor (Shqipërinë, Kosovën, Bosnje dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë) për të përshpejtuar bashkëpunimin e ngushtë me BE-në dhe për të zgjeruar integrimin dhe bashkëpunimin rajonal, si një gjë kyçe për rritje ekonomike dhe për paqe në Ballkanin Perëndimor.
Siç shkruan BIE, fokusi i saj janë çështjet si “zhvillimi infrastrukturor, biznesi, shkëmbimet rajonale të të rinjve, pajtimi dhe shkenca.



