Rama flet sërish pasi Kurti refuzoi takimin me të: Nuk shkova në Prishtinë për t’u martuar me të - NACIONALE

Rama flet sërish pasi Kurti refuzoi takimin me të: Nuk shkova në Prishtinë për t’u martuar me të

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur edhe një herë rreth refuzimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për takim me të, gjatë vizitës në Kosovë.

Rama në një konferencë për media pas takimit me kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se nuk erdhi në Prishtinë “për t’u martuar me Kurtin”.

“Unë nuk shkova në Prishtinë për t’u martuar me Albinin, dhe nuk ndjehem i fyer si një dhëndër të cilin nusja nuk i doli në takim. Un shkova ne Prishtinë siç erdha këtu, siç do të shkoj aspak në Beograd si kryeministër i Shqipërisë dhe, në mënyrë më absolute skam asnjë problem personal dhe aq m pak problem institucional me kryeministrin e Kosovës.” – citohet të ketë thënë ai.

Sipas “Dukagjinit”, Rama ka deklaruar se Kurti në Tiranë është si në shtëpinë e tij.

“Kemi vetëm qëndrime të kundërta lidhur me një situatë të caktuar kaq, dhe natyrisht këtë situate përjetojmë dhe duam të trajtojmë në mënyrë të ndryshme. Unë e përjetoj si një situatë që duhet ta trajtojmë së bashku duke u ulur e bisedojmë, Albini e përjeton si situatë që duhet ta trajtoj pa u takuar dhe pa biseduar dhe është në të drejtë e tij dhe unë nuk jam këtu për të bërë interpretime të natyre së psikologjike, folklorike, nacional-heroike.” – tha ai.

Vlen të theksohet se Rama dje gjatë vizitës në Prishtinë, takoi presidenten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Po ashtu, ai pati një takim edhe me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier.

Lajme të ngjashme