Edi Rama: Me Kurtin debatoj në Whatsapp, unë flas e ai dëgjon, rrallë përgjigjet
Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, ka kallxuar një detaj në lidhje me marrëdhënien me kryeministrin e Kosovës.
Rama ka treguar se debatet i zhvillon me Kurtin në Whatsapp, ndonëse Kurti, sipas tij, rrallë përgjigjet.
“Debatet me Albinin i zhvilloj në Whatsapp, unë flas, ai dëgjon por nuk flet. Rrallë përgjigjet. Nuk ka rëndësi është mënyrë komunikimi, ose përsërit të njëjtën përgjgije vazhdimisht, për ta përforcuar mesazhin”, ka thënë ai.