Takimi i 18 gushtit, Nushi: Më shumë informacion ka gruaja e Kurtit se sa votuesit e tij
Anëtari i PSD-së, Nol Nushi, në një postim në rrjetin social Facebook, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti në lidhje me vizitën e tij në shtetin e Norvegjisë.
Ai ka thënë se që nga takimi i 18 gushtit në Bruksel, Kurti ka qëndruar tek familja e tij në Norvegji.
Tutje, Nushi ka thënë se nga rezultatet e bisedimeve të 18 gushtit, më shumë informacion ka gruaja e tij se sa 52%.
Kujtojmë që kryeministri Kurti ka marrë kritika të ngjashme edhe nga figura tjera politike e publike në lidhje me siç thonë ata 'mungesën e transparencës' pas 4 orë bisedime në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.