Tahiri: Osmani dhe Kurti po zihen për incidentin në Shkup, a ka kush t`i përgjigjet zhgënjimit të aleatëve?
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka kritikuar udhëheqjen institucionale të Kosovës.
Ajo ka bërë me dije se nuk ka kush që t`i përgjigjet zhgënjimit të aleatëve perëndimorë për veprimet e pakoordinuar të kryeministri Albin Kurti në veri.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti po zihen për incidentin në Shkup.
“A ka kush tju pergjgjet zhgenjimit te aleateve per veprimet e pakoordinuara te Kurtit rreth hapjes se Ures se Ibrit- se udheheqja jone presidentja dhe kreyministri po zihen rreth incidentit se kush e pesoi e kush e minimizoi kete incident te Presidentes ne aeroportin e Shkupit - sa skandaloze aq e mjerusehme per nje udheheqje shteterore!”, ka shkruar Tahiri.