Tahiri: Kurti mori mbi 4 mijë vota në Deçan me kauzën e Manastirit
Besnik Tahiri i AAK-së, tha në Kuvend se Albin Kurti ka marrë më shumë se 4000 vota në Deçan me kauzën e Manastirit.
“Si Aleancë nuk kemi komentu dhe nuk komentojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Në një shtet ku sundon ligji, vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk komentohet.
Por nuk mundem me shku prej këtu, pa i thanë këtij zotnisë që nuk është këtu, s’ke lanë të zezë, je ngritë mbi kultin tuj iu thane njerëzve jen të shantazhumë, jeni të kapun, jeni hajna dhe je ardhë i ke marrë 4500 vota në Deçan në emën të kësaj kauze.
Në emër të AAK-së, i kërkoj këtij kryeministri të reflektojë sepse këto procese nuk janë të lehta. As në veri situate nuk është e lehtë