Tahiri: Ikja e profesionistëve nga Kosova, fenomen i rrezikshëm, Qeveria nuk ka është duke marrë asnjë masë - NACIONALE

Tahiri: Ikja e profesionistëve nga Kosova, fenomen i rrezikshëm, Qeveria nuk ka është duke marrë asnjë masë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka komentuar ikjen e qytetarëve nga Kosova, e sidomos të profesionistëve.

Tahiri ka kritikuar ashpër Qeverinë, duke thënë se nuk ka ndërmarrë asnjë masë në lidhje me këtë fenomen. Ndërsa sipas tij, me këtë trend vendi rrezikon të mbetet pa profesionist pa të rinj e pa shpresë.

“Një fenomen i rrezikshëm në vendin tonë ka nisë tash e së paku një vit, Kosovën po e lëshojnë e po ikin në vendet tjera, jo vetëm njerëzit e papunë, por për më keq, njerëzit që janë të punësuar në sektorin publik dhe sektorin privat.

Në qoftë se vazhdon ky trend për të cilin Qeveria nuk është duke marrë asnjë masë, asnjë veprim për ta penguar, Kosova rrezikon të jetë pa profesionistë, pa rini dhe pa shpresë.

Një plan konkret për pengimin e migrimit dhe krijimit të kushteve lidhet me dy veprime që si Aleancë i kemi sugjeruar: e para, me rishikim buxhetor rritja e koeficientit të pagës për të punësuarit në sektorin publik; e dyta, në sektorin ekonomik të dislokohen dhe zhbllokohen mjetet e projekteve kapitale.

Fatkeqësisht, deri sot, nuk ka asnjë veprim. Veprimet e vetme janë ato që e stimulojnë ikjen: rritja e çmimit të tatimit në pronë, rritja e çmimit të rrymës, rritja e çmimit të secilit produkt dhe mos ngritja e pagave.

Qeveri vepro tash derisa nuk bëhet vonë për këtë vend që vuajti shumë e që luftojë shumë për lirinë e atdheut të vet.” – ka thënë para mediave Tahiri.

Kujtojmë se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ka quajtur “normale” trendin e largimit nga Kosova.

Lajme të ngjashme