Tahiri i AAK-së: Nuk pritet retorikë tjetër nga Vuçiq, politika e tij armiqësore vazhdon prej një dekade
Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri në një prononcim për emisionin “Ballkan” në Abcnews, ka pohuar se pavarësisht retorikës së përdorur në Beograd, veriu është territor i Kosovës dhe se nuk ka dyshim për një gjë të tillë.
Më tej ai ka theksuar se Kosova duhet të përfitojë nga momenti përkundër faktit se Serbia nuk pritet të ndryshojë retorikën e saj.
“Veriu i Kosovës është Kosovë. Territori i Kosovës është i njohur ndërkombëtarisht. Retorika që vjen nga disa eksponentë politikë, është retorikë e shkruar në Beograd. Shihet shumë qartë edhe përmes porosive dhe veprimeve politike që ka marrë. Ne jemi një vend që duhet të pranojmë sfidën”, tha Tahiri.
“Unë nuk pres një retorikë tjetër nga Vuçiq pasi politika e tij armiqësore vazhdon prej një dekade. Por duhet të shfrytëzojmë momentin dhe ndërhyrjen e ndërkombëtarëve”, ka thënë ai.