Tahiri i AAK-së: Lufta kundër korrupsionit është betejë e vazhdueshme në secilën shoqëri dhe sistem politik
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka qenë i pranishëm në Komisionin Parlamentar për Legjislacion, ku ka kërkuar një analizë më të hollësishme në raport me efektet që ka krijuar Ligji për Deklarimin e Pasurisë.
Në komision, Tahiri ka thënë se deklarimi online është një hap përpara në lehtësimin dhe forcimin e mbikëqyrjes ndaj zyrtarëve publikë, që janë të obliguar të bëjnë deklarimin në fjalë.
“Sot, në Komisionin Parlamentar për Legjislacion, lidershipi i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit prezantoi raportin vjetor për vitin 2022. Në këtë takim shtrova nevojën për një analizë më të hollësishme në raport me efektet që ka krijuar Ligji për Deklarimin e Pasurisë. Vlerësova se deklarimi online është një hap përpara në lehtësimin dhe forcimin e mbikëqyrjes ndaj zyrtarëve publikë, që janë të obliguar të bëjnë deklarimin në fjalë.” – ka thënë ai.
Tahiri tutje ka thënë se lufta kundër korrupsionit është betejë e vazhdueshme në secilën shpqëri dhe sisitem politik.
“Kërkova që të këtë një takim në mes të APK-së dhe Komisionit, në mënyrë që të diskutohet në detaje ecuria e zbatimit të dy ligjeve që afektojnë agjencinë. Lufta kundër korrupsionit është betejë e vazhdueshme në secilën shoqëri dhe sistem politik. Si vend duhet të bëjmë gjithçka që ta mposhtim këtë fenomen.” – ka thënë ai.
