“Ta ka hongër dreqi”: Kajtazi shkruan për deklaratën e Haradinajt për Thaçin, ndërhyn Syla me koment simpatik - NACIONALE

“Ta ka hongër dreqi”: Kajtazi shkruan për deklaratën e Haradinajt për Thaçin, ndërhyn Syla me koment simpatik

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Vehbi Kajtazi, analist, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar deklaratën e Ramush Haradinajt, kryetar i AAK-së, i cili mbrëmë tha se Hashim Thaçi dhe Rrustem Mustafa kanë qenë turistë gjatë kohës së luftës.

Në fakt, më shumë se koment, Kajtazi ka bërë një sqarim rreth deklaratës, të cilën sipas tij është keqkuptuar nga shumica.

Sipas tij, kjo deklaratë e Haradinajt është një ndihmesë për procesin gjyqësor në Hagë.

“Po shoh shume reagime rreth deklarates se Ramush Haradinajt se "Thaçi ka qene turist ne lufte". Kam frike se shumica e kane keqkuptu. Une, kete deklarate po e kuptoj ndryshe. Po e kuptoj si nje ndihmese per te ne procesin gjyqesor ne Hage. Krejtesisht ne kete fryme eshte edhe mbrojtja e z. Thaçi - se ai ka qene udheheqes politik dhe se nuk ka pasur pergjegjesi per krimet ne terren.” – shkroi ai ndër të tjera.

E me një koment simpatik ka ndërhyrë edhe z. Valon Syla, po ashtu analist. Ai ka shkruar në koment se “te ka hongër dreqi” nëse mbrojtja e Thaçit ka mbetur në deklarata nëpër televizionet në Prishtinë.

Lajme të ngjashme