Syla për Kurtin: Qishtu ta bojnë serbët, kur s'koordinohesh me amerikan, qitash të rahaton Borelli - NACIONALE

Syla për Kurtin: Qishtu ta bojnë serbët, kur s'koordinohesh me amerikan, qitash të rahaton Borelli

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Po vazhdon takimi mes kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësim të kryediplomatit të BE-së, Josep Borell në Bruksel.

Edhe analisti Valon Syla ka komentuar takimin Kurti-Vuçiq.

Sipas analistit, Valon Syla, Kurti po bën ‘fore’ dhe se po e bën për propagandë.

Më tej, Syla pretendon që kryediplomati i BE-së, Josep Borell do ta bëjë Kurti që të lëshojë udhë.

Qishtu ta bojnë serbet, kur s'koordinohesh me amerikan. Qitash të rahaton Borelli, por shpresat janë të vogla që mbushesh mend.”, ka shkruar Syla në Facebook.

Shkrimi i tij:

Fore i ka Albini. Kishe e ngriva krytë. Kishe çka po hjeki. Do mi mbet situata në dorë... a shtyve pak. Hajt shtyje se krejt të njohim.

Për propagandë e ki...

Veç maju tash, se mas kësaj bash kërkush mo stë beson. Nata është e gjatë.

Qishtu ta bojnë serbet, kur s'koordinohesh me amerikan. Qitash të rahaton Borelli, por shpresat janë të vogla që mbushesh mend.

A po ja majnë anën Vuçicit ata a po?

Eh merre vesh.

Lajme të ngjashme