Aktivistë, deputetë të VV-së e zyrtarë qeverie bëjnë masitivisht thurjen #mekryeministrin - NACIONALE

Aktivistë, deputetë të VV-së e zyrtarë qeverie bëjnë masitivisht thurjen #mekryeministrin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Aktivistë të Vetëvendosjes por edhe zyrtarë të Qeverisë Kurti kanë filluar ta bëjnë me të madhe një thurje në rrjetin social Facebook.

Kryeministri Kurti zyrtarisht është ende pjesë e takimit me Vuçiqin që nisi në orën 10:15 të ditës së sotme.

Por, aktivistët - ndoshta kanë edhe informacione të cilat nuk janë zyrtare deri tash - me zyrtarë qeverie po bëjnë thurjen "#mekryeministrin".

Kjo u bë edhe nga zëdhënësi politik i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, por edhe nga këshilltari i zv. Kryeminsitres Rexhepi, Fatlum Sadiku. Ndërkohë së fundi kanë bërë edhe deputetët Arjeta Fejza, Alban Bajrami, Enver Dugolli, Besim Muzaqi etj.

Ndërkohë, mediumi serb Alo - i afërt me Vuçiqin - ka raportuar se nuk ka pasur kompromis mes palës kosovare dhe asaj serbe në Bruksel.

Lajme të ngjashme