Sveçla priti Vitin e Ri në pikën e kontrollit policor në Urën e Bistricës, me vete e mori e Liburn Aliun
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se ndërrimin e motmotëve e ka pritur në në pikën e kontrollit policor në Urën e Bistricës.
Aty për të festuar ishte edhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, për të cilin Sveçla ka thënë se kanë pasur bashkëpunim intensiv.
Sveçla e Aliu kanë vizituar edhe stacionet tjera në veri të vendit.
"Para kësaj vizite në Bistricë, u mblodhëm në Mitrovicë me pjesëtarët e të gjitha Njësiteve që ishin në detyrë, për të festuar vitin e ri ndërsa vazhduam vizitat edhe në stacionet policore në Jasenovik, në Koshtovë dhe në Stacionin e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit në Jarinje.", ka shkruar ai.
Më tej, Sveçla ka shkruar në Facebook, se viti që lëmë pas ishte i sukseshëm por me sfida, duke nënkuptuar për situatën në veri të vendit.
"Ndjehem jashtëzakonisht i lumtur që përmbyllëm një vit me suksese të shumta ndonëse të sfiduar jo rrallë herë.", theksoi ai.
Shkrimi i plotë:
Ndjenjë e veçantë gëzimi e krenarie që ndërrimin e motmotit e pritëm në pikën e kontrollit policor në Urën e Bistricës, bashkë me zyrtarët policor që ishin në detyrë dhe me Ministrin Liburn Aliu me të cilin kemi pasur bashkëpunim intenziv në vitin që lamë pas.
Para kësaj vizite në Bistricë, u mblodhëm në Mitrovicë me pjesëtarët e të gjitha Njësiteve që ishin në detyrë, për të festuar vitin e ri ndërsa vazhduam vizitat edhe në stacionet policore në Jasenovik, në Koshtovë dhe në Stacionin e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit në Jarinje.
Ndjehem jashtëzakonisht i lumtur që përmbyllëm një vit me suksese të shumta ndonëse të sfiduar jo rrallë herë.
Do të vazhdojmë punën e angazhimin tonë me vullnet e përkushtim për të kryer me nder e profesionalizëm misionin tonë të përbashkët që kemi për Republikën dhe për qytetarët tanë.
