Surroi: Edi Rama ka pasur një mungesë ndjeshmërie për disa nuanca për ato që ndodhin në Kosovë
Publicisti Veton Surroi ka reaguar ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, duke thënë se ai do të duhej të ishte më i bashkërenduar me institucionet e Kosovës.
Surroi në një deklarim për “Ora News” ka thënë se Rama ka qenë konsistent në mungesën me ndihmën për Kosovën dhe njohurime për atë që po ndodh në Kosovë.
“Rama ka qenë disa herë konsistent në mungesën me ndihmën në momentin të duhur dhe mungesë së njohurive për atë që po ndodh në Kosovë.” – ka thënë ai.
Më tej, Surroi është shprehur se Rama ka pasur një munges ndjeshmërie për disa nuanca për ngjarjet që ndodhin në Kosovë.
“Qysh nga koha e anulimit të mbledhjes së qeverive dhe më herët ka pasur një mungesë ndjeshmërie për disa nuanca për ato që ndodhin në Kosovë.” – ka thënë ai.
Tutje ai ka thënë se Rama “do të duhej të ishte më i holluar në analiza” pasi që Serbia është shtet fqinj i Kosovës dhe jo i Shqipërisë.
