Sulmi terrorist: Radojiçiqi dërgohet në Prokurorinë e Lartë në Beograd, vazhdon intervistimi
Mediet në Serbi, po vazhdojnë të raportojnë për ndalimin e Milan Radojiçiqit, njeriut që organizoi dhe udhehoqi grupin e armatosur që kreu një sulm terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku mbetën të vrarë një polic dhe tre terrorist.
Nova.rs raporton se Radojiçiqi është dërguar në Zyrën e Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd, ku do të paraqet mbrojtjen e tij në lidhje me sulmin terrorist në Banjskë.
